Gazeta Si – Mesfushorët Klaus Gjasula dhe Kristjan Asllani ishin dy lojtarët që dolën në konferencë shtypi sot. Të dy janë shumë të rëndësishëm për trajnerin Reja, aq më tepër duke parë mungesat.
Klaus Gjasula së fundi është aktivizuar edhe si mbrojtës qendre me ekipin e tij në Gjermani dhe mund të jetë një alternativë në këtë rol. Për dy ndeshjet e radhës ai u shpreh:
“Kemi cilësitë tona për ta fituar ndeshjen me Izraelin, u pa dhe në ndeshjen e parë. E dimë sa e rëndësishme është kjo sfidë dhe do të bëjmë maksimumin. Kemi mungesa, por edhe ata kanë hallet e veta. Duhet pak kohë, sepse kanë ardhur shumë çuna të rinj, por kemi kualitet për ta fituar ndeshjen. Me këtë qëllim do të luajmë.
Nuk e dimë si do luajnë si ekip, duhet të shohim veten dhe besoj se do të dalim mirë. Tani vëmendja është e gjitha tek Izraeli, pastaj do mendojmë për Islandën. Do provojmë t’i fitojmë të dyja ndeshjet. Roli si qendërmbrojtës? Nuk ka rëndësi ku luaj, rëndësi ka të luaj”.
Kristjan Asllani foli shumë shkurt, duke theksuar se është gati të japë maksimumin në Kombëtare: “Izraeli është i fortë, ka lojtarë të shpejtë. Interi? Nuk kam luajtur, por jam 20 vjeç dhe kam kaluar në një ekip të fortë. Duhet të kem durim, sepse ka përpara një lojtar si Brozoviç, po mësoj shumë prej tij.
Në Kombëtare dua të jap maksimumin, jam lojtar profesionist. Tek Interi është presion shumë i madh, por nuk ka problem, e di këtë pjesë”, – tha Asllani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




