Altin Beluli 45 vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet për vjedhjen e pajisjeve elektrike gjatë natës së djeshme, në kutitë shpërndarëse të energjisë të një pallati në lagjen “1 Maji”.
Hetimet kanë zbuluar se kjo është vjedhja e dytë që ka kryer Beluli. Materialet iu referuan Prokurosirë për veprën penale “Vjedhja”
Raportimi i policisë.
“Më datë 21 maj, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, në unazën e qytetit, dyshohet se Beluli ka vjedhur rreth 120 metra kabllo elektrike të dritave të kësaj rruge.
Gjithashtu më 8 qershor, në fshatin Nartë, Vlorë, në një magazinë jo funksionale në pronësi të shtetasit L.S, dyshohet se ai ka vjedhur disa metra kabllo elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.