Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka kërkuar, që të gjithë punonjësit britanikë që punojnë për BE t’u jepet shtetësia belge, sapo Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Unioni.
Gjatë një debati në Parlamentin Europian, Juncker i kërkoi kryeministrit belg Charles Michel që t’i japë shtetësinë zyrtarëve britanikë që punojnë në BE, pasi janë të pasigurt për statusin e tyre pas Brexit.
“Brukseli është një ambient i ngrohtë mikpritës dhe ne jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu. Do të doja që autoritetet belge të tregojnë të njëjtën bujari me dhënien e shtetësisë për zyrtarët britanikë që ndodhen në Bruksel, pasi ata e meritojnë. Kryeministri belg e ka treguar shpesh bujarinë e tij dhe jam i sigurt që do të na dëgjojë”, tha Juncker gjatë një debati në Parlamentin Evropian.
Shtetësia e BE-së është kusht për punësimin e anëtarëve brenda stafit të BE dhe Komisionit Evropian, të cilët kanë deklaruar, se duke respektuar rregulloren për personelin e BE, zyrtarët britanikë mund të largohen nga detyra pas Brexit.
Mbi 800 britanikë punojnë në Komisionin Evropian, por është i panjohur numri i artyre që punojnë në institucione të tjera të bllokut 27 anëtarësh.
Stafi britanik i BE-së aktualisht ka një status të posaçëm diplomatik.
Why are generics usually much cheaper
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.