Gazeta Si – Prej 12 orësh, sistemi TIMS në doganën e Kapshticës ka dalë jashtë funksionit, duke shkaktuar vonesa të vogla për qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se oficerët e kufirit po punojnë me regjistra në mënyrë manuale dhe nuk ka radhë në këtë pikë kufitare.
Problemi ndodhet vetëm në pikën kufitare shqiptare, pasi pala greke po punon normalisht.
Por me kalimin e orëve, lëvizjet janë normalizuar, pasi janë shtuar edhe punonjësit e doganës që bëjnë regjistrimin e qytetarëve.
Ndërkohë, për disa orë probleme janë shfaqur edhe me sistemin TIMS në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, por më pas është rregulluar duke u rikthyer normalitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.