Ka ndodhur

Probleme me sistemin TIMS prej 12 orësh, në Kapshticë punohet me regjistra

Gazeta Si - Prej 12 orësh, sistemi TIMS në doganën e Kapshticës ka dalë jashtë funksionit, duke shkaktuar vonesa të vogla për qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se oficerët e kufirit po punojnë me regjistra në mënyrë manuale dhe nuk ka radhë në këtë pikë kufitare.

Problemi ndodhet vetëm në pikën kufitare shqiptare, pasi pala greke po punon normalisht.

Por me kalimin e orëve, lëvizjet janë normalizuar, pasi janë shtuar edhe punonjësit e doganës që bëjnë regjistrimin e qytetarëve.

Ndërkohë, për disa orë probleme janë shfaqur edhe me sistemin TIMS në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, por më pas është rregulluar duke u rikthyer normalitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë