Kombetarja

Shqipëria mbyll me humbje eliminatoret e Botërorit, pëson 5 gola në Norvegji

Gazeta Si – Shqipëria në futboll për femra është mundur 5-0 në ndeshjen e fundit eliminatore të Botërorit Australi–Zelandë e Re 2023. Vajzat kuqezi pësuan 5 gola në fushën e Norvegjisë, që zuri vendin e parë në Grupin F, me 28 pikë.

Ndeshja u mbyll shumë shpejt, pasi norvegjezet realizuan 3 gola deri në minutën e 23-të. Trajneri Grima u detyrua të bënte dy ndërrime për shkak dëmtimi pa u mbullur pjesa e parë. Kapitenia Megi Doçi humbi një 11-metërsh në pjesën e dytë, ku Norvegjia e thelloi rezultatin në 5-0.

Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Berisha, Curraj, Maliqi, Gjini, Franja, Doçi, Krasniqi, Tukaj, Maksuti dhe Hamidi. Vendin e Krasniqit dhe Currajt e zunë Elezaj dhe Gjergji.

Këto eliminatore ishin më të mirat për Shqipërinë, pasi arriti rekordin e 10 pikëve. Vajzat kuqezi lanë pas në renditje Kosovën dhe Armeninë. Sot Kosova u mund 7-0 nga Polonia.


Grupi F
Norvegji 28 pikë
Belgjikë 22 pikë
Poloni 20 pikë
Shqipëri 10 pikë
Kosovë 7 pikë
Armeni 0 pikë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë