Treg

Bitcoin bie përsëri. Investitorët shitën me shumicë

Vlera e Bitcoin ra përsëri poshtë 20.000 dollarëve pas një vale të menjëhershme shitjesh. I gjithë tregu i aksioneve ka pësuar rënie në 24 orët e fundit, përfshirë metalet, naftën dhe valutat e mëdha pasi invesitotrët janë të shqetësuar për hapin e radhës së bankave qendrore.

Kriptovalutat nuk bënë përjashtim. Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë për nga vlera e tregut, ra me 1.7% nga niveli i saj, në orët e vona të pasdites të mërkurën, në 19.866.50 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe, ra me 1.9% gjatë të njëjtit interval.

Të dyja monedhat kanë rënë më shumë se gjysmën e vlerës së tyre këtë vit. Ndërsa kriptovalutat synoheshin të ishin të pavarura nga politika e bankës qendrore, investitorët e trajtojnë këtë si një klasë aktivesh më të rrezikshme, duke blerë në kohë të një perspektive ekonomike në rritje dhe duke shitur gjatë periudhave të stresit. Kjo shpesh mund të shkaktojë që kriptovalutat të lëvizin në përputhje me asetet e tjera./WSJ


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë