Bota duhet të vazhdojë të nxjerrë naftë dhe gaz për të mbështetur qytetërimin, duke zhvilluar gjithashtu dhe burime të qëndrueshme të energjisë, u tha gazetarëve themeluesi i Teslas, Elon Musk, në një konferencë në Norvegji.
“Realisht mendoj se ne duhet të përdorim naftën dhe gazin , sepse përndryshe qytetërimi do të shkërmoqet”, -tha Musk.
I pyetur nëse Norvegjia duhet të vazhdojë të punojë për naftë dhe gaz, Musk tha: “Unë mendoj se disa eksplorime shtesë janë të domosdoshme në këtë kohë”.
“Një nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur ndonjëherë bota është tranzicioni drejt energjisë së qëndrueshme dhe drejt një ekonomie të qëndrueshme,” -tha ai. “Kjo do të marrë disa dekada për t’u përfunduar.”
Ai tha se prodhimi i energjisë nga era në det të hapur mund të bëhet një burim kyç i energjisë. Mund të bëhen një burim të fortë dhe të qëndrueshëm energjie në dimër,” tha ai.
Ai shprehu gjithashtu shqetësime mbi normat e lindjeve, duke i bërë jehonë komenteve që ai bëri në një postim në Twitter në fund të javës së kaluar mbi rreziqet e “kolapsit të popullsisë”.
“Një nga gjërat e mia më pak të dukshme për t’u shqetësuar është niveli i lindjeve dhe mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kenë mjaftueshëm foshnje për të mbështetur qytetërimin në mënyrë që ne të mos pakësohemi,” tha Musk. /CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




