Zona e euros tashmë ka hyrë në një recesion “të cekët” që është shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe do të zgjasë deri në fund të vitit, sipas ekonomistëve në UBS Group( një bankë shumëkombëshe investimesh dhe kompani shërbimesh financiare).
Ekonomia e 19 vendeve do të tkurret me 0.1% në tremujorin e tretë dhe 0.2% në të katërtin, parashikuan analistët të enjten(25 gusht) në një raport.
Përkundër kësaj, ata përmirësuan perspektivën e tyre të plotë të vitit pas një performance të fortë në tre muajt deri në qershor. Parashikimi i rritjes për vitin 2023 u ul në 0.8% nga 1.2%
“Në dritën e rritjeve të mëtejshme të rëndësishme të çmimeve të energjisë, të cilat nënkuptojnë presion të mëtejshëm mbi konsumin familjar dhe investimet fikse, ne tani presim që eurozona të pësojë një recesion teknik,” thanë ekonomistët e udhëhequr nga Reinhard Cluse.

Një supozim vendimtar është se çmimet e gazit natyror do të rriten më tej, por nuk do të ketë mungesa të mëdha. Nëse racionimi bëhet i domosdoshëm, “dëmi ekonomik ka të ngjarë të jetë shumë më i keq,” tha UBS.
Pikëpamja e hidhur tingëllon me të dhënat e së enjtes mbi uljen e besimit midis bizneseve gjermane, si dhe sondazhet e kësaj jave nga S&P Global që tregojnë tkurrjen e aktivitetit në eurozonë për të dytin muaj radhazi.
Ekonomistët në Morgan Stanley janë kthyer gjithashtu më pesimistë, duke parashikuar një tkurrje më të thellë të eurozonës se më parë, duke filluar nga tremujori i katërt.
“Ne shohim një ndikim më afatgjatë të kësaj krize energjetike në vitin e ardhshëm, pasi presim që çmimet më të larta dhe pasiguria mbi furnizimin me energji do të vazhdojnë edhe në dimrin 2023-2024,” thanë analistët e udhëhequr nga Jens Eisenschmidt.
“Megjithatë, jo gjithçka është e zymtë, dhe ne ende mendojmë se një rimëkëmbje do të pasojë këtë pjesë të dobët, të nxitur nga një rritje në investimet private dhe publike.”
Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




