Sport

Boksi pushton ‘Air Albanian’, Florian Marku do sot gjerdanin para publikut shqiptar

Gazeta Si – ‘Air Albania’ do të jetë në qendër të vëmendjes mbrëmjen e sotme, jo për futbollin, por për boksin. Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të ndeshet me meksikanin Miguel Parra Ramirez.

Ndeshja vlen për titullin “WBC silver welterweight”. Marku synon që gjerdanin ta fitojë para publikut shqiptar. Një ditë më parë dy boksierët kanë bërë peshimin, për t’ia lënë radhën ndeshjes së sotme, në orën 21:00.

Florian Marku gjatë peshimit. Gazeta Si, 25 gusht 2022

Është një nga eventet më të rëndësishme të boksit që zhvillohet në vendin tonë. Në program janë 10 duele, por e gjithë vëmendja pa dyshim është te Marku.

“Albanian King”, siç e thërrasin tashmë boksierin 29-vjeçar, kërkon triumfin para fansave të tij. Ai ka dashur gjithmonë të zhvillojë një duel në ‘Air Albania’ dhe tashmë ka ardhur momenti.

Marku e ka nisur karrierën në 2018-ën dhe deri tani numëron 11 fitore, 7 nga të cilat me K.O dhe 1 barazim. Aktualisht mban vendin e 43-të për peshën “welter”. Para se të bëhej boksier, Florian Marku ka zhvilluar 3 ndeshje në MMA.

Meksikani Miguel Parra Ramirez, 29 vjeç, numëron 21 fitore në karrierë, 14 nga të cilat me K.O, 2 humbje dhe 1 barazim. Ai mban vendin e 262-të në peshën “super light”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë