Shqipëria ka makinat më të vjetra në Europë, jo vetëm e krahasur me vendet e zhvilluara të Perëndimit, por edhe me vendet e rajonit. Sipas të dhënave të përpiluara nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat, as 1 për qind e makinave që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë janë prodhime të dy viteve të fundit.
Shqipëria, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut fqinje, ka flotën më të vjetër të makinave nga 29 vendet e vlerësuara nga Eurostat, duke përfshirë anëtarët e BE-së, vendet e ZEE-së dhe vendet kandidate.
Që nga viti 2020, Eurostat vlerëson se nga një numër prej rreth 540 mijë makinash, pak më shumë se 4 mijë ishin makina të prodhuara në dy vitet e fundit, dhe rreth 12 mijë të tjera të tjera ishin nga dy deri në pesë vite. Shumica e mjeteve, rreth 311 mijë ishin dhjetë deri në 20 vjeçare dhe pjesa tjetër 181 mijë të tjera më shumë se dy dekada të vjetra.
Sipas Eurostat, Luksemburgu është kampioni i makinave të reja, ku 22 për qind e tyre janë prodhim i dy viteve të fundit.
Franca, Austria, Irlanda, Belgjika dhe Suedia kanë nga 16 deri në 17 për qind makina të reja. Ndër anëtarët e BE-së të vlerësuar, përqindjet më të larta të makinave më të vjetra mbi 20-vjeçare ishte në Poloni, 4 për qind, Estoni 33 për qind dhe Finlanda 28 për qind. Lituania kishte përqindjen më të lartë të makinave mbi 10 vite, e ndjekur nga Rumania dhe Polonia.
Një numër vendesh kryesisht në Evropën Perëndimore kanë nisur programe për të mbështetur blerjet e makinave të reja me emetime të ulëta, megjithëse rinovimi i flotës është ngadalësuar kohët e fundit pasi pandemia e koronavirusit ndërpreu zinxhirët e furnizimit të automobilave.
Ndërkohë, shumë tregje të Europës Lindore, veçanërisht ato në vendet më të varfra të BE-së dhe vendet kandidate si Shqipëria, dominohen nga importet e përdorura nga Europa Perëndimore. Kjo ndodh pavarësisht se një numër qeverish dhe autoritetesh të këtyre vendeve po shqyrtojnë ndalimin e makinave më të vjetra dhe më ndotëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




