Treg

Elon Musk shet aksione të Teslas me vlerë 7 miliardë dollarë

CEO i Tesla, Elon Musk, është duke shitur sërish aksionet e kompanisë së tij të automjeteve elektrike, sipas dosjeve rregullatore. Që nga e premtja, ekzekutivi ka shitur 7.9 milionë aksione, që arrin në rreth 7 miliardë dollarë. Kjo është hera e parë që Musk ka shitur aksione në Tesla që nga prilli, kur ai shiti 9.6 milionë aksione, me vlerë rreth 8.5 miliardë dollarë.

Musk duket se po shet aksionet për të patur para në dorë në rast se detyrohet të bëjë blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh në Twitter. Ekzekutivi postoi të martën në mbrëmje se ai kishte mbaruar së shituri për momentin.

Muajin e kaluar, Musk i tha Twitter se po e ndërpret marrëveshjen, sepse ai besonte se kompania e mediave sociale po e mashtronte në lidhje me llogaritë e saj.

Musk gjithashtu postoi të martën në mbrëmje(9 gusht) se nëse marrëveshja me Twitter nuk mbyllet, ai do të blejë aksionet e tij. Ndoshta ai do të presë derisa t’i blejë ato me çmim të lirë.

Gjatë dhjetë muajve të fundit, Musk ka shitur rreth 32 miliardë dollarë aksione në Tesla.

Aksionet e Tesla-s ranë me 2.44% sot, por po tregtohen relativisht të paqëndrueshme pas orarit të punës, duke treguar se shitjet e aksioneve nuk kanë ende një efekt në çmimin e aksioneve të Tesla-s. Aksionet e Tesla-s u goditën në fund të vitit të kaluar kur Musk shiti më shumë se 16 miliardë dollarë pasi bëri një sondazh me fansat e tij në Twitter nëse ai duhet të shkurtojë aksionet e tij, një veprim që e futi në telashe me Komisionin e Letrave me Vlerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë