Treg

Bordi ul me vetëm 4 lekë çmimin e naftës

Ndërkohë që çmimi i karburanteve në bursa ka rënë nën treguesit e para luftës në Ukrainë, Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë vetëm me 4 lekë/ litër çmimin e naftës, ndërkohë që benzina është shtrenjtuar me 1 lek/ litër.

Sipas vendimit të sotëm(9 gusht), 1 litër naftë do të shitet me 216 lekë, kurse një litër benzinë me 200 lekë.

Aktualisht, çmimi i një fuçie naftë në bursa shitet me mesatarisht 94-95 USD, gati njësoj krahasuar me periudhën para se Rusia të sulmonte Ukrainën, e cila shtrenjtoi ndjeshëm çmimin e karburanteve në botë.

Në atë kohë, shqiptarët e blinin një litër naftë me mesatarisht 186-190 lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë