Pas mbledhjes së sotme të qeverisë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka lajmëruar miratimin e vendimit për rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë me 70, ndërkohë që aktualisht në shkolla ushtrojnë detyrën 150 oficerë sigurie.
Risia e këtij vendimi është që oficerët e sigurisë nuk do të jenë më vetëm në shkollat e mesme, siç kanë qenë nga viti 2018, por edhe në shkollat 9-vjeçare, ku prioritet kanë shkollat me numër të lartë nxënësish.
Ministrja Kushi theksoi se para dy ditësh u vendos që të rriteshin numrat për punonjësit psiko-socialë me 235, si dhe për mësuesit ndihmës me 250.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.