Nga Gazeta “SI”- Në gjysmën e parë të vitit 2022, primet e sigurimeve u rritën me 10.3% në vlerë dhe 21.1% në numër kontratash, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Të ardhurat rezultuan 9.77 mld lekë për 566.051 kontrata.
Ndërkohë, AMF raporton rënie tek pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-qershor 2022 me 14.7% krahasuar me janar-qershor 2021. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2.15 mld lekë, apo 67.5% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë kësaj periudhe arritën në rreth 729 milionë lekë, me rritje prej 16.6% në raport vjetor.

Primet nga sigurimet e jetës gjatë periudhës 6mujorit të parë 2022, arritën rreth 739 milionë lekë, ose 9% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu, për pjesën e parë te vitit ishte përsëri i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.3% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kishin vetëm 7.6%.
Sigurimet e Jo-jetës që janë dhe ato të detyrueshme, që përbëjnë 57.7% të tregut, kryesohen nga sigurimi i detyrueshëm motorik, që arkëtoi 5.64 mld lekë gjatë 6 muajve të parë 2022, me rritje rreth 11% nga një vit më parë.
Produkti MTPL u rrit me 6.6% gjatë periudhës janar-qershor dhe Kartoni Jeshil, që pati rritjen më të madhe, me 46%, në raport vjetor.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-qershor 2022 kapën vlerën 2.15 mld lekë, duke pësuar një rritje me rreth 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi vullnetar, ka pësuar rritje të ndjeshme për 6 muajt e parë 2022, duke u rritur me 9.2% në vlerë dhe 33.6% në numër kontratash e duke zënë 42.3% të tregut.
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-qershor 2022 arritën rreth 4.13 mld lekë, kryesuar nga sigurimet për zjarrin dhe dëmtime të tjera në pronë ne rreth 70% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-qershor 2022, vihet re një rritje prej 13.4%.
Sipas kompanive që operojnë në këtë fushë, në vend të parë vazhdon të jetë kompania Sigal që mban pjesën më të madhe të tregut, por ajo ka humbur rreth 6% të pozitës së saj.
Rritjen më të madhe e ka pësuar Albsig, me rritje të pozitës së saj me pothuajse 6%.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




