Nga 12 shtatori i ardhshëm, për herë të parë në vendin tonë hapet shkollë e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë.
"Në një nga vizitat që kam zhvilluar në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë më ka mbetur në mendje kërkesa e Anisës dhe Kejsit, dy nxënëse të kësaj shkolle që mbaronin klasën e nëntë dhe dëshironin të vazhdonin shkollën e mesme si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Pas shumë vitesh kërkesa nga mësuesit dhe prindërit, kemi vendosur hapjen e shkollës së mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë në fushën e të nxënit Teknologji dhe TIK”, tha ministrja e Arsimit Evis Kushi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.