Nga Gazeta “SI” – Një mungesë globale e kabllove të fibrave optike ka rritur çmimet dhe ka zgjatur kohën e prodhimit duke rrezikuar ambiciet e kompanive për ndërtimin e infrastrukturës së telekomunikacionit.
Europa, India dhe Kina janë ndër vendet që po preken më së shumti, me çmimet e rritura me 79% nga 3.7 dollarë marsin e kaluar, në 6.3 dollarë tani, për 1 km kabllo.
Ndonëse, pandemia nxiti disa nga kompanitë më të mëdha teknologjike që të ulnin produktivitetin, ka pasur një rritje të madhe për shërbimet e internetit, duke shkaktuar një rënie të materialeve të nevojshme për këto shërbime.
Kompanitë si Amazon, Google, Microsoft dhe Facebok, Meta, po zgjerojnë qendrat e tyre të të dhënave për të ndihmuar tregun, duke shtrirë kabllot nën oqean. Ndërkohë, Qeveritë kanë vendosur qëllime për të përqafuar sa më shpejt broadband-in dhe 5G, që në fakt kërkon kabllo të shtrira në tokë.
“Duke pasur parasysh se kostoja e vendosjes është dyfishuar papritmas, tani ka pikëpyetje nëse vendet do të jenë në gjendje të përmbushin objektivat e vendosura për ndërtimin e infrastrukturës dhe nëse kjo mund të ketë një ndikim në lidhjen globale të internetit”, -tha Michael Finch, një analist në Cru.
Konsumi total i kabllove u rrit me 8.1% gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, krahasuar me atë të vitit të shkuar. Kina përbënte 46% të totalit.
Në mbështetje të mungesës së produktit, janë çmimet në rritje të disa prej komponentëve thelbësorë që hyjnë në teknologjinë e fibrave optike, në të cilën drita bartet përgjatë fibrave fleksibël me një bërthamë prej qelqi.
Ka mungesë të heliumit, shumë i rëndësishëm për krijimin e xhameve optike, shkaktuar nga lufta në Rusi, që ka rritur çmimet me 135%.
Ndërkohë, çmimi i salikonit, përsëri shumë i rëndësishëm për prodhimin e fibrave, është rritur me 50%.
“Në karrierën time, nuk kam parë kurrë një inflacion të tillë”, -tha Wendell Weeks, kreu i Corning, prodhuesi më i madh i fibrave optike në botë.
Weeks tha se nuk po mundet të mbushë kërkesat nga qeveria, kompanitë e telekomunikacionit dhe grupet e Big Tech, në SHBA dhe Europë.
Martijn Blanken, drejtues i Exa Infrastructure, një kompani e infrastrukturës digjitale, tha se çmimet janë rritur me 20% në 6 muaj dhe janë aq të paqëndrueshme, sa që duhet t’i shikosh për ditë. Kjo ka shkaktuar dhe zgjatjen e kohës së prodhimit apo shërbimit, nga 20 javë në 1 vit për klientët e vegjël.
“Ne po prioritizojmë klientët e mëdhenj”./Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




