Politike

Foto/ Familja e re Presidenciale, rikthen ‘Zonjën e Parë’ pas pesë vitesh

Pas pesë vitesh, në foton familjare presidenciale rikthehet figura e Zonjës së Parë, që mungoi gjatë presidencës ‘Meta’.

Armanda Begaj, bashkëshortja e Presidentit Bajram Begaj do të jetë Zonja e Parë e vendit,ndërsa familja Presidenciale ka edhe 2 djemtë e çiftit.

Ata kanë qenë në lozhat e Kuvendit dhe kanë ndjekur ceremoninë e marrjes së detyrës nga Bajram Begaj të organizuar nga Presidenca.

Me Zonjën e Parë, Armandën prej dore dhe dy fëmijët në krah, Bajram Begaj ngjiti shkallët e Presidencës.

Armanda Begaj ka lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku ndër të fundit ishte edhe specialiste IT pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pesë vite më parë, kur Ilir Meta u betua si president, Monika Kryemadhi refuzoi titullin honorifik si “Zonjë e Parë” e vendit, pasi mori kryesimin e LSI-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë