Treg

Çmim i naftës mbyll javën në rënie. Libia rikthehet në tregun botëror me prodhim

Çmimet e naftës ranë të premten (22 korrik), si përgjigje e kërkesës së ulët dhe rifillimit të prodhimit të naftës nga Libia.

Nafta bruto ra në 102.84 dollarë për fuçi dhe ajo në Teksas shkoi në 95.27 dollarë për fuçi.

Frika mbi problemet  e furnizimit po zbutet paksa pasi Libia rifilloi prodhimin në disa fusha nafte, ku më herët ishte ndaluar.

“Prodhimi libian po rimëkëmbet, por me përplasjet në kryeqytet askush nuk e di se sa do të zgjasë rimëkëmbja e prodhimit,” tha Giovanni Staunovo, analist në UBS, duke iu referuar përplasjeve midis grupeve rivale në Libi, mes shqetësimeve në rritje se një ndërhyrje politike mund të rinisë konfliktin.

Staunovo gjithashu tha se tregu do të shikojë edhe në vlerësimet paraprake të prodhimit të OPEC-ut e më pas do të reagojë.

“Situata është ende e zymtë në frontin ekonomik, por jemi ende në një rënie të lëndës së naftës, fizikisht”,-tha Steohen Innes, menaxhere në SPI Asset Management.

Innes tha së investitorët po mendojnë për takimin e ardhshëm të Bankës Federale, ku pritet që normat e intersi të rriten përsëri në 75 pikë përqindje, sipas Reuters.

Sipas saj kjo rritje do të ishte fatale dhe se zbutja e saj do të rriste optimizmin për të ardhmen e të gjithë botës.

Në SHBA ka patur rënie të kërkesës për naftë dhe furnizimet janë ende problematike. E kundërta po ndodh në Azi ku kërkesa po forcohet dhe kompanitë po dalin me fitim për herë të parë në 6 javë.

Tom Kloza, ekspert në OPIS, platforma e informimit të karburanteve tha për CNCB, se benzina nuk do të ketë më rritje të çmimit gjatë verës.  

Kjo sepse sipas tij, benzina e ka kaluar tashmë kulmin e saj dhe do të vazhdojë në rënie, njësoj siç ka ndodhur prej disa javësh. Kërkesa për benzinën, po ashtu a rënë me rreth 6%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë