Treg

Eurosig bëhet aksioneri më i madh i UBA Bank, por BSH ka dy kushte për të

Nga Gazeta “SI” – Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak të për rritjen e pjesëmarrjes së Eurosig në kapitalin e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, UBA .

Eurosig sh.a mbante 21.02% të aksioneve të kësaj banke dhe tani do të shkojë në 51.017%, duke u bërë dhe aksioneri më i madh i saj.

Por BSH ka dy “detyra” për Eurosig, me afat deri më 31 dhjetor 2022. Të kontribuojë me mjete likuide në  kapitalin e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë sh.a., në shumën 3 milion Euro.  Aksionari i tërthortë EURO-ALBA-EA sh.p.k, (aksionar në Eurosig) të sistemojë situatën me detyrimet tatimore.

UBA disa kohë që rezulton me bilance negative dhe posedon rreth 0.7% të tregut bankar në vend.  Kërkesa që Eurosig të marrë shumicën e aksioneve të UBA kishte nisur që verën e viti të shkuar nga Banka e Shqipërisë, por nuk ishte finalizuar në asnjë regjistër zyrtar.

UBA ishte me kapital 100% të huaj deri në vitin 2019 kontrolluar nga Islamic Development Bank, kur më pas Eurosig bleu 21% të aksioneve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë