Nafta me pakicë në vend do të shitet 232 lekë/litër nga pasditja e 21 korrikut deri në një vendim tjetër të Bordit të Transparencës. Nga vendimi i fundit, çmimi është ulur me 6 lekë. Tregtimi me shumicë do të bëhet me çmimin 220 lekë për litër, përsëri me 6 lekë ulje.
Benzina me pakicë dhe shumicë është ulur po ashtu me 6 lekë, për tu shitur me çmimin 216 dhe 204 lekë/litër, respektivisht.
Gazi vazhdon me të njëjtin çmim prej disa javësh, 81 lekë për pakicën dhe 69 për shumicën.
Njoftimi nga Bordi rikujton operatorët se në rast shkeljeje atyre do t’u pezullohet aktiviteti.
Në bursën ndërkombëtare, nafta tregtohet me 102 dollarë për fuçi, me rënie 4% brenda 24 orëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




