Treg

OTP përfundon zyrtarisht blerjen e Alpha Bank, integrimi me filialin shqiptar përfundon në vitin 2023

Nga Gazeta “SI”- Banka hungareze OTP Group ka njoftuar se ka përfunduar plotësisht blerjen e Alpha Bank në Shqipëri, e fundit me kapital grek në vendin tonë.

OTP planifikon që të përfundojë integrimin e Alpha Bank Albania me filialin e saj  OTP Bank Albania në vitin 2023, duke zënë 11% të tregut bankar në vend, sipas njoftimit zyrtar të grupit hungarez.

Kontrata është nënshkruar drejtëpërdrejt nga Alpha Holdings, nisur që në dhjetor 2021, kur OTP kërkoi të blinte aksionet e plota të bankës, për 55 milion euro.

In 2019, OTP Group hyri për herë të parë në Shqipëri kur bleu 100% të aksioneve të filialit shqiptar të Societe Generale dhe e riemëroi OTP Bank Albania.

Transaksioni u miratua më herët gjatë vitit nga Autoriteti i Konkurrencës në vend dhe Banka e Shqipërisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se blerja 100% e aksioneve të Alpha Bank nga OTP  do të konsolidojë më tepër tregun bankar dhe të rrisë konkurrencën. Ai shtoi se krijimi i bankave më të mëdha do të rrisë mundësitë e kreditimit dhe likuiditetin.

Gjatë 2021-shit, ishin pesë banka të interesuara për blerjen e Alpha, përfshirë Fibankm ABI Bank, Tirana Bank dhe Union Bank, por ngeli në dorë të hungarezëve të OTP-së.

Në një komunikim virtual, Alpha njoftoi mëngjesin e sotëm klientët e saj për blerjen duke i premtuar për shërbim “më të fortë, më të qëndrueshme dhe novatore”.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë