Çmimet në rënie të bakrit tregojnë se investitorët kanë pritshmëri negative për ekonominë, tha një ekspert nga ANZ Bank.
Bakri shihet si një element orientues për shëndetin e ekonomisë, për shkak të përdorimit në shumë sektorë.
Momentalisht, çmimet po bien edhe pse kërkesa as nuk ka rënë as nuk është rritur, tha Daniel Hynes nga ANZ.
“Në fakt, është komplet e kundërta, po shohim se kërkesa në Kinë po përmirësohet”,-tha ai.
Por investitorët thonë se politikat e shtrënguara monetare do të ndikojnë në një rritje shumë të ngadaltë dhe kjo po reflektohet tek çmimet e bakrit”, -tha ai.
Tregu i naftës mund të ngushtohet edhe më shumë për 12 muajt e ardhshëm, tha eksperti i ANZ.
Çmimi i mëhershëm i bakrit ishte 7.341 dollarë për ton dhe ra shumë shpejt në nisje të qershorit.
Bakri duket shumë premtues, për Hynes.
Ai vëren se performanca e tregut të bakrit varet në ndryshimet e ndjesisë konsumatore në të gjithë botën.
Presidenti kinez, Xi Jinping njoftoi se do të ndihmojë kompanitë infrastrukturore me anë të një fondi investimesh.
Por, James Kan, kreu i kërkimeve të materialeve në Azi, tha se valët e Covid në Kinë mund të dobësojnë kërkesën për mallrat industriale, përveç Pekinit, që ka plane të tjera./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.