Sociale

Covid në shifra rekord, 2 vdekje dhe 1215 të infektuar në 24 orë

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kavaja 45 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 84 vjeç.
Në këtë intervalin kohe, janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1215 qytetarë, në këto bashki:
617 në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull.
"Janë 6,226 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë.
Janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë", thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          3,959
Durrës   468
Fier   418
Vlorë    365
Berat    185
Shkodër   190
Elbasan   179
Gjirokastër   143
Lezhë   132
Korçë     91
Dibër     65
Kukës     31


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë