Treg

Mundësi më e thjeshtë për të bërë para në tregun e kriptove apo një rikthim i papritur

Celsius dhe Voyager, dy platforma investimi me miliona përdorues dhe miliarda dollarë në menaxhim, ditët e fundit kanë dhënë lajme për falimentimin e tyre duke krijuar panik si tek përdoruesit e platformave të tyre ashtu edhe tek tregtarët e tregjeve.

Celsius, një kompani me disa miliarda dollarë nën menaxhim, muajt e fundit ka pësuar 650 milion dollarë humbje dhe për momentin ka 82 milionë dollarë borxhe.

 Kjo ka detyruar kompaninë të shkurtojë stafin me 20% dhe të pezullojë tërheqjen e parave.  Avokatët gjithashtu kanë propozuar që kompania të shpallë falimentimin.

Kompania ka lëshuar në treg kriptomonedhen e tyre $CEL e cila,si gjendja e kompanisë, ka pasur shumë humbje. Megjithëse kjo kriptomonedhë përdoret vetëm për platformën e Celsius e cila është në prag falimentimi. Ajo ka një vlerë prej 500 milionë dollarësh, vlerë e cila logjikisht nuk bën sens.

Kjo kriptomonedhë do të arrijë vlerën 0 nëse kompania falimenton por mesa duket investitorët kanë akoma shpresa që ajo do të mbijetojë këtë krizë.

Voyager një platformë e përafërt investimi si Celsius me 3.5 milionë përdorues dhe 6 miliardë dollarë nën menaxhim ka shpallur falimentimin. Kjo ka ndodhur nga lëvizjet negative që kanë ndodhur në tregun e kriptomonedhave si dhe rënien e një prej fondeve kryesore.

Aksionet e kompanisë kanë rënë në 0 por duket se kriptomonedha tyre ka akoma vlerë totale 43 milionë dollarë.

Kjo mund të sjellë një mundësi të mirë për t’a shitur pasi tregu po tregon se ka shanse me shumë se ç’duhet të jetë në prag të një krize globale ekonomike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë