Sociale

Ulen rastet me Covid-19, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Gazeta Si - Pas disa ditëve të regjistruara me viktima, në 24 orët e fundit në vend nuk janë shënuar të vdekur sa i takon koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 192 raste të reja, duke regjistruar kështu një ulje rastesh me 290 infektime që ishin një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërkohë që janë kryer 561 testime.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,003 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë