Treg

Shqipëria dhe Rumania, rritjen më të madhe të ndërtimeve gjatë pandemisë. Mesatarja e BE-së negative

Nga Gazeta “SI” Shqipëria është vendi që pati rritjen më të madhe të volumit ndërtues në Europë, gjatë pandemisë, pas Rumanisë.

Në raport vjetor nga 2019-a në 2020-n, sektori i ndërtimit në vendin tonë u rrit me 9.3%, ndërsa në Rumani me 16%. Vendi i tretë me rritjen më të lartë është Malta, me 8.8%.

Në shifrat e publikuara nga Eurostat, në listën e vendeve, vihet re që një pjesë shumë e madhe e tyre kanë shënuar rënie të volumit ndërtues, ose rritje shumë të vogël, përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Greqinë, Francën e cila ka pasur dhe rënien më të madhe, -15%.

Gjatë 2020-s, në të gjithë Europën sektori ndërtues pësoi rënie me 5%.

Për të gjithë vitin 2019, në Shqipëri u miratuan 1.044 leje ndërtimi në 1.9 milionë metra2.

Një vit më vonë, kur nisën kufizimet e pandemisë, numri i lejeve të dhëna për ndërtim dhe sipërfaqja për to u ul, por me pak diferencë. Për vitin 2020, u dhanë 961 leje në total me 1.6 milion m2.

Pas 2020-s, deri në tremujorin e parë 2022 (referuar Instat) volumi i ndërtimeve në Shqipëri, sidomos në kryeqytet, ka ardhur në rritje. Nga viti 2019 deri në tremujorin e parë 2022, në të gjithë vendin janë miratuar 3.798 leje ndërtimi në një sipërfaqe 8.02 milionë m2. Pjesa më e madhe e tyre është për rezidenca, trend i njëjtë me vendet europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë