Nga gazeta “Si”-Rritjet e shpejtë e çmimeve të elektricitetit duhet të jenë lajm i keq për prodhuesit e Bitcoin, apo jo?
Shtëpia e investimeve, Boutiqe Kuros Associates, beson kështu, duke ndikuar një tjetër tronditje në treg.
“Prodhuesit (miners) të BTC kanë një problem shumë të madh me rritjen e kostove të energjisë dhe nuk do të zgjidhet shpejt”,-tha Tancredi Cordero, shef i Kuros.
“Një lëvizje e zgjuar do të ishte të vendosej një datë “skadence” për tregun energjitik gjatë tremujorit tjetër. Çmimet e energjisë do të prekin qiellin gjatë verës dhe fitimi margjinal do të jetë shumë i ulët.”
Ai që mund të duket si një treg logjik, mund të rezultojë thjesht kumar. Gjithësesi, kur vjen puna tek kriptot dhe kostot e tyre të prodhimit, ka shumë gjëra që ne nuk i dimë,
Kostoja e prodhimit për miners të Bitcoin kanë rënë në të gjithë botën me 1/5 e tyre.
Qasja e JPMorgan është ta trajtojë Bitcoin si mall dhe t’i përcaktojë një kosto margjinale të prodhimit.
Formula e përdorur është marrë nga një punim i vitit 2018 i autorizuar nga Adam Hayes i Universitetit Hebraik të Jerusalemit, supozim i të cilit ishte, një hapësirë më e ngushtë midis kostos së prodhimit dhe çmimin e tregut:
Për të arritur në një shifër totale, JPMorgan merr çmimin aktual të tregut, shkallën e hash-it dhe vështirësinë dhe më pas i përdor ato përmes metodologjisë Hayes – megjithëse ndërmjetësi pranon se elementi i tij qendror, një kosto prej 0.05 dollarësh për kWh e energjisë elektrike, mund të jetë vetëm një hamendësim. Analistët tani duhet të krijojnë një numër nga Indeksi i Konsumit të Energjisë Elektrike të Cambridge Bitcoin të Universitetit të Kembrixhit, i cili vlerëson ngarkesën ditore të energjisë elektrike të blockchain-eve: Të mbështetesh në hipoteza për elementin kryesor të kostos së prodhimit, qartazi nuk është ideale.
Arcane Research tregon se në Amerikën e Veriut, miners të famshëm si Core Scientific, Marathon, Riot, Hut 8 dhe Bitfarms përballen me kosto nga 24 në 40 dollarë për MWh, duke e bërë shumë modeste koston e prodhimit. Konsumi total i energjisë nga BTC ka rënë nga 120 TWh në fillim të qershorit, në 93 TWh tani.
Kjo ka dy opsione. Ose ka shumë prodhues që po tërhiqen përballë kostove në rritje, ose ata janë specializuar më tepër tek harduer-et që përdorin duke përdorur më pak energji për më shumë kapacitet.
JPM tregon se një situatë e ngjashme ndodhi në 2018-n, kur Bitcoin po shënonte rënie të vazhdueshme të çmimit, Hash-i (konsumi mesatar i energjisë nga kriptot) po ulej po ashtu shumë shpejt, sepse prodhuesit kishin rritur eficencës në prodhim.
Kur Bitcoin nisi të rritej në maj 2020 dhe u dyfishua kosto e prodhimit, minatorët u përgjigjën relativisht shpejt përmes një kombinimi të një rritje të efikasitetit të pajisjeve të minierave dhe reduktimit të normave të hash-it, duke nënkuptuar në mënyrë efektive se pajisjet më pak efikase u eleminuan. Ngjarja tjetër e tillë ka të ngjarë të ndodhë në maj 2024 dhe mund të ketë dinamikë të ngjashme.
Bitcoin mund të dyfishohet gjatë verës dhe të shkojë në 1.000 dollarë në fund të vitit./FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




