Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimin e shitjes së energjisë që do të prodhohet nga inceneratori i Elbasanit, në nivelin e 5.77 lek/wh.
ERE përcakton se çmimi do të jetë i njëjtë përgjatë gjithë periudhës së marrëveshjes së koncesionit nga Albtek Energy, ndonëse licenca për prodhimin e energjisë do të zgjasë deri në mars të vitit 2023 me kapacitet 2.85 mwh, nga Eco-Elb.
Enti Rregullator i Energjisë licencoi në maj kompaninë ECO-Elb në veprimtarinë e prodhimit të energjisë nga djegia e mbetjeve urbane.
Më herët, ERE pati publikuar një raport ku arsyetonte se pse nuk kishte licencuar inceneratorin e Elbasanit për prodhim energjie.
Enti nënvizon se shkak për moscaktimin e çmimit është bërë së pari tejkalimi i kapacitetit të instaluar dhe se dyti fakti se nuk disponohen të dhëna konkrete mbi kostot faktike të ndërtimit dhe operimit.
Në rastin konkret ERE i referohet inceneratorit të Elbasanit Albtek Energy sh.p.k, koncesionari i inceneratorit.
ECO-Elb është një shoqëri e krijuar nga 6 Bashkitë e të cilat ashtu siç parashikonte koncesioni për inceneratorin do të merrnin në dorëzim këtë vepër pas disa vitesh nga vënia në punë. Bashkitë që janë aksionere në Eco-Elb janë ajo e Cërrikut, Përrenjasit, Gramshit, Elbasanit, Belshit apo Librazhdit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




