Nga Gazeta “SI” – Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën mesatarisht me 7.4% gjatë vitit të shkuar, krahasuar me 2020-n.
Gjatë këtij viti, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rritje me 10.8%, gjithashtu rritje ka shënuar edhe indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale me 3.1%, krahasuar me një vit më parë.
Patatet kryesuan rritjen e çmimeve, me 28% më lartë se në 2020-n, sipas Instat.

Pas saj renditen grupi i drithërave me 12.5%, bimëve foragjere me 21%, perime 10%, fruta 15%, qumësht me 4% dhe mish me 3%.
Ndërkohë, agrumet, vera dhe vaji i ullirit kanë shënuar rënie me, -7.5%, -1.1 dhe -0.3, respektivisht.
Mbledhja e të dhënave u krye pranë fermave, tregjeve të gjësë së gjallë, tregjeve të shumicës dhe vende të tjera ku prodhimet bujqësore mund të grumbullohen. Informacioni merret vetëm për çmimet në nivel ferme për produktet vendase, duke përjashtuar taksat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




