Sali Berisha ka radhitur 49 arsye në fletëpalosjen e shpërndarë gjerësisht se pse duhet bashkuar në protestën e 7 Korrikut.
Po pse pikërisht 49 arsye dhe jo më shumë apo më pak?
Sepse Sali Berisha ka dashur të ironizojë (njeriun që e vuri vete ne krye të PD-së), Lulzim Bashën me lapsusin e tij të famshëm bërë në Kuvend se 7×7 bëjnë 42.
Fletëpalosja e PD nis me fjalët “Shqipëria në rrezik! Mos thuaj: Ç’më duhet mua?”

Më tej, në fletën e shpërndarë qytetarëve lexohet edhe “Fronti i Shpëtimit Kombëtar: Bashkimi i Kauzave!”.
Ndërkohë, më poshtë ironizohet ish-kreu i PD, Lulzim Basha, teksa shkruhet se “7×7 arsye bëjnë 49 (dhe jo 42)! Boll më me kauza të shitura!”
Ajo që vihet re dukshëm në arsyet e shpërndara është se ato janë mot e mot populiste dhe dukshëm edhe kundër nismës së ‘Ballkanit të Hapur’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




