Ngjarje

Vdekja tragjike e të riut në Sarandë, tenda e kalçetos i ra mbi kokë aksidentalisht

Gazeta Si – Një ditë pas vdekjes tragjike të Armando Kazmës në Sarandë, është shoqëruar në polici pronari dhe dy punonjës, të kalçetos, ku i riu humbi jetën.

Dritan Hasani, pronar i fushës sportive ku u rrëzua tenda për shkak të stuhisë së erës dhe shiut, ka deklaruar se pajisjet kanë qenë konform rregullave.

Pas deklaratave të tyre dhe verifikimeve në kalçeto, ngjarja është konsideruar si aksidentale, pasi konstrukti ishte brenda standarteve

I riu ka qenë duke luajtur në momentin që nisi stuhia. Bashkë me të kanë qenë edhe babai dhe vëllai më i vogël, të cilët për fat të mirë nuk pësuan dëmtime.

Ditën e hënë rreth orës 20 e 40 të mbrëmjes, një shi dhe erë e fortë nisi në zonën e Sarandës, ku rrëzoi skelën metalike të një fushe minifutbolli, tek Ura e Gajdarit.

Incidenti ka rezultuar fatal Armando Kazmën, i cili është zënë poshtë aksidentalisht nga skela metalike.

Për të nxjerrë nga rrënojat trupin e 22-vjeçarit, u angazhuan rreth 15 forca të zjarrfikësese të qytetit, policië, si dhe miq të Armandos që ndodheshin aty.

I riu u nxor i gjallë nga rrënojat, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë rrugës për në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë