Treg

Bordi rrit me 9 lekë naftën dhe 6 lekë benzinën

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e naftës me 9 lekë nga vendimi i datës së 1 korrikut.

Nafta me pakicë do të tregtohet me 252 lekë për litër nga pasditja e 5 korrikut deri në një vendim të ardhshëm nga Bordit. Shitja me shumicë do të jetë me 240 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës do të jetë se 241 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër, duke u rritur me 6 lekë për të dyja.

Gazi do të shitet 81 lekë/litër me pakicë dhe 69lekë/litër me shumicë.

Operatorët që shesin karburant me çmim më të lart nga se është vendosur, mund të përballen me pezullim të aktivitetit të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë