Importet e ushqimeve nga jashtë vendit po rriten ndjeshëm.
Në pesë vitet e fundit, importet e grupit të produkteve ushqimore janë rritur me 22% duke arritur në 95.7 mld lekë sipas të dhënave të INSTAT.
Rritja më e ndjeshme ishte vitin e kaluar, ku importet e produkteve ushqimore të ndikuara edhe nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare pësuan rritje me 13.6% brenda vitit.

Rritje të larta pësuan edhe eksportet e produkteve të ushqimore me rreth 45%, duke arritur në 35.6 miliardë lekë në vitin 2021 nga 24.4 miliardë lekë në vitin 2017.
Vitin e kaluar, importet e ushqimeve ishin gati tre herë më të larta se eksportet. Për shkak të kësaj ecurie, deficiti tregtar me jashtë për ushqimet u thellua më tej në vitin 2021, duke arritur në -60 miliardë lekë me një zgjerim gati 12 % në krahasim me vitin 2017.
Në vitin 2021 partnerët tanë kryesorë për eksportet janë: Italia (42 %),Kosova (10 %) dhe Spanja (6 %).

“Produktet nga përpunimi”, në periudhën 2017-2021 zënë pjesën më të madhe të produkteve të eksportuara dhe të importuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




