Sociale

Covid-19/Një humbje jete dhe 619 qytetarë të infektuar, 327 janë në Tiranë

Rastet e Covid-19 janë rritur ndjeshëm këtë të premte. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Gjirokastra 83 vjeçe.
Ministria njofton se janë kryer 1729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 619 qytetarë. Rëndesa më e madhe e infektimeve qëndron në Tiranë, ku ka 327 të infektuar.

" 32 raste janë në Shkodër, 31 në Durrës, 26 në Fier, 24 në Berat, 21 në Vlorë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Sarandë, 12 në Lezhë, 10 në Lushnje, nga 8 qytetarë në Krujë, Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Patos, Himarë, Korçë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Mat, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Kukës, Shijak, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Dibër, Roskovec", thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Rrjedhimisht është vënë re një rritje e pacientëve.
Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          2,228
Fier    190
Vlorë    174
Durrës    154
Shkodër    87
Gjirokastër     82
Lezhë     81
Elbasan    56
Berat    54
Korçë    39
Dibër     17
Kukës      5


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë