Treg

Bordi vendos çmimin e ri të naftës, rritje në tregjet botërore

Nafta me pakicë do të tregtohet me 249 lekë për litër në pikat e shitjes, nga dita e sotme (29 qershor) deri në një vendim të dytë të Bordit të Transparencës.

Çmimi i ri i naftës është 6 lekë më pak nga ai i vendimit të një dite më parë, 255 lekë/litër.

Nafta me shumicë do të shitet me 237 lekë për litër, si çmim dysheme.

Për të njëjtat data, benzina me pakicë do të shitet 242 lekë dhe ajo me shumicë 230 lekë.

Çmimi i gazit do të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

Bordi i Transparencës, krijuar me qëllim vendosjen kufijtë maksimalë të shitjes së hidrokarbureve , rikujton se nëse ka shkelje nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ndërkohë, pikat lejohen ta shesin naftën edhe poshtë vlerës së caktuar nga Bordi.

Në bursë, ditën e sotme, nafta shitet me 118 dollarë për fuçi dhe kompanitë e saj presin që deri në fund të javës të arrijë vlerën e 120 dollarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë