Sociale

Rritja e infektimeve, një në tre të testuar rezulton pozitiv me Covid

Shifrat e infektimeve të reja me Covid kanë cekur nivelet e kulmit të pandemisë, ku sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, një në tre persona të testuar ka rezultuar pozitiv.

Gjithashtu, për të dytën ditë me radhë janë rikthyer edhe viktimat e virusit, që nuk ndodhte prej dy muajsh tashmë.

Sipas Ministrisë së Financave, në 24 orët e fundit janë kryer 1537 testime, prej të cilave 550 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Në të gjithë vendin janë mbi 2164 qytetarë pozitivë me Covid. Më shumë se gjysma e të infektuarve ditorë regjistrohen në Tiranë, ndërsa shifra në rritje ka edhe në qytetet bregdetare, si Vlora, Saranda e Durrësi, ku në këtë periudhë ka nisur fluksi i turistëve.

Në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë, ndërkohë që 19 persona po marrim mjekim në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë