Treg

Çmimet e larta frenojnë volumin tregtar, bie transporti i mallrave

Çmimet e larta të mallrave kanë tkurrur aktivitetin e tregtisë me jashtë.

Sipas të dhënave nga INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin maj 2022 është 345.4 mijë ton, duke u ulur me 13.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Në 5-mujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të përpunuara në porte është 1.771.7 mijë ton, duke u ulur me 8.4%, krahasuar me 5-mujorin e parë të vitit 2021.

Në muajin maj 2022, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.618 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 35.1%, krahasuar me majin e 2021-shit.

Në 5-mujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 8.357 mijë ton për kilometër, duke u ulur me 35.4%, krahasuar me 5-mujorin e parë të vitit 2021.

Gjatë majit të këtij viti, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 161.1 ton, duke u ulur me 17.8%, në krahasim me maj 2021.

Në 5-mujorin e parë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 817.4 ton, duke u rritur me 1.4%, krahasuar me 5-mujorin e parë të vitit 2021. Në maj të këtij viti, numri i fluturimeve të kryera është 3.588, duke u rritur me 2.2 herë, në krahasim me majin e 2021-shit.

Transporti ajror i pasagjerëve në maj zë 87.0 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në maj 2022 është 450.796 pasagjerë, duke u rritur me 2.9 herë, krahasuar me maj 2021.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në 5-mujorin e parë të vitit 2022 është 1.598.066 pasagjerë, duke u rritur me 3.2 herë, krahasuar me 5-mujorin e parë të vitit 2021.

Në Maj 2022, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 124.6 mld lekë ku 51.9% e tyre u transportua me det. Në 5-mujorin e parë të vitit 2022, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 571.9 mld lekë ku 51.2% e tyre u transportua me det. Eksportet e mallrave Në Maj 2022, mallrat e eksportuara me det zënë 57.6%, me tokë 35.5% dhe me ajër 0.2%.

Mallrat e eksportuara me tokë në Maj 2022 janë rritur me 22.0%, krahasuar me Maj 2021.

Në maj 2022 mallrat e importuara me det zënë 48.7%, me tokë 45.7% dhe me ajër 2.5%. Mallrat e importuara me tokë në maj 2022 janë rritur me 23.6%, krahasuar me maj 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë