Treg

Në 2021 u ul numri i bagëtive dhe prodhimi i qumështit

Nga Gazeta “SI” – Gjatë vitit 2021, numri i krerëve për blegtori në Shqipëri ka pësuar rënie, nga një vit më parë. Sipas Instat, numri i gjedhëve shënoi rënie ,me 7.25 ose 26 krerë lopë më pak se në vitin 2020.

Numri i deleve ra me 5% dhe i pulave me 3.2%. Numri i dhive qëndroi thuajse në vendnumëro, teksa iu pa një rritje e numrit të koshereve me 10%.

Si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive u vu re edhe rënie e prodhimit të qumështit 3.7%, mishit me 1.5%, teksa prodhimi i vezëve u rrit me 4.4% dhe mjaltit me 5.1%.

Referuar vitit 2021 84.8% e qumështit u prodhua nga lopët, 8% nga dhitë dhe 7.2% nga delet.

Në 2021, prodhimi i qumështit nga lopët është 859.381 tonë. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit në nivel vendi në 2021, është 3.055 kg për krerë.

Prodhimi qumështit nga delet për vitin 2021, është 73.466 tonë. Rendimenti mesatar vjetor, në nivel vendi i qumështit të deles është 63 kg për krerë.

Prodhimi qumështit nga dhitë në 2021, është 80.173 tonë. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit nga dhitë në nivel vendi është rreth 128 kg për krerë.

Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 148 mijë tonë, ndërsa prodhimi i vezëve për vitin 2021 është 899 milionë kokrra. Nga ana tjetër prodhimi i mjaltit për vitin 2021 është 4.835 tonë.

Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 23,74% dhe në qarkun e Korçës me 16.5% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Përqendrimi më madh i numrit të të dhirtave është në qarkun e Vlorës me 20.9% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 1% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Përqendrimi më madh i numrit të derrave është në qarkun Lezhë me 35.7% dhe në qarkun Fier me 19.3% ndaj numrit gjithsej krerëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë