Këtë të premte u mbyll cikli i provimeve për maturantët.
Siç ka ndodhur me tezat e provimeve të tjera, edhe tezat për provimet e lëndëve me zgjedhje kanë dalë.
Në një vëzhgim pranë dy gjimnazeve mëngjesin e së premtes Gazetasi.al konstatoi se kjo gjë i ka demoralizuar maturantët ekselentë.
Lorena një nxënëse e tillë i tha Gazetasi.al se “është lodhur kot” sepse këto provime u bën njëlloj për të gjithë nxënësit.
“Do marrë notë të mirë edhe nxënësi i 5, kur nuk është lodhur aspak. Kurse unë kam 3 vite që lexoj e ndjek kurse”,shtoi ajo.
Një tjetër grup nxënësish në gjimnazin “Petro Nini”, i thanë Gazetasi.al se ata vetë kanë parë nxënës, që kanë gjetur mënyra për të kopjuar.
Rregullat duket se nuk funksionojnë dhe maturantët lehtësisht mund të dërgojnë pyetjet jashtë, për të marrë përgjigjet e sakta.
Albioni një tjetër maturant i cili nuk e kishte marrë telefonin në klasë, tregoi se gjatë provimit të matematikës, të gjithë nxënësit që kishte në klasë, arritën të komunikonin në telefon.
“Këtë herë e mora telefonin. Këto provime ishin kolektive dhe të tjerët nuk janë më të mirë se unë”, shtoi i riu.
Ai shpjegon se do dalin njëlloj të gjithë.
“Ai me nota të ulëta do i afrohet nxënësve mesatar, mua në këtë rast”, thotë Albioni.
Sipas maturantëve ka pasur shumë që përfituan nga “rregullat” e pa zbatuara. Duke shpjeguar më tej ata thonë se në këto provime niveli i kalueshmërisë do të jetë i lartë.
“Diçka është e sigurt, këtë vit nuk do ketë protesta për pakënaqësi”, thotë Argeni, një tjetër maturant me nota mesatare.
LEXO EDHE:
-Del edhe teza e matematikës për mini maturën
-Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, u deshën 15 minuta për të dalë testi i Gjuhës Shqipe
-Matura shtetërore, del teza e matematikës që në orën e parë të provimit
-Provimi i gjuhës së huaj, maturantët janë optimistë: Kemi bërë kurse për shumë vite
Testi i Maturës në total ka pasur 60 pikë, ku 20 pikë jane për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.
Lidhur me nivelin e vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve.
Maturanti konsiderohet kalues nëse merr minimumi 25% të pikëve të testit.
Ndërkaq, të gjithë presin një reagim nga autoritetet arsimore, për të kuptuar se çfarë nuk po funksionon ndër vite me provimet finale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.