Renditja vjetore e qyteteve më të jetueshme në botë sapo është publikuar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU), dhe Indeksi Global i Jetesueshmërisë së 2022 ku tregohen disa ndryshime të dukshme nga viti i kaluar.
EIU, e cila është një organizatë e The Economist, renditi 173 qytete në mbarë botën për një sërë faktorësh, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, shkallën e krimit, stabilitetin politik, infrastrukturën dhe aksesin në hapësirën e gjelbër.
Në përgjithësi, Europa dominoi listën, me gjashtë vende në top 11 (kishte një barazim për vendin e 10-të). Kopenhaga, të cilën CNN e shpalli kryeqytetin e ftohtë të Europës në dhjetor 2021, zuri vendin e dytë në Indeksin Global të Jetesës.
Zvicra ishte i vetmi vend në Europë që kishte dy hyrje në top 10, me Gjenevën në vendin e gjashtë dhe Zyrihun në vendin e tretë.
Megjithatë, fituesja e përgjithshme ishte Kanadaja. Kanadaja kishte tre qytete në listë, Calgary, Vancouver dhe Toronto.
“Qytetet që ishin në krye të renditjes sonë përpara pandemisë janë rikuperuar në stabilitet, infrastrukturë dhe shërbime si dhe aktivitete në kohën e lirë”, shkruajnë autorët e indeksit.
Fituesi i vitit të kaluar, Auckland i Zelandës së Re, doli nga top 10 në 2022 duke kaluar në vendin e 34.
Australia pati rënien më të dukshme në renditje këtë vit. Pavarësisht se ishte në vendet e para në të kaluarën, Melburni ra në vendin e 10-të në vitin 2022.
Në vitin 2021, Australia dominoi indeksin e EIU-së, me Brisbane, Adelaide dhe Perth që iu bashkuan Melburnit në top 10. Këtë vit, ato renditen respektivisht në vendin e 27-të, të 30-të dhe të 32-të.
Ëellington, kryeqyteti i Zelandës së Re, ishte në vendin e katërt në 2021, por gjithashtu doli nga top 10 këtë vit.
Megjithëse Europa pati një paraqitje shumë të mirë në vitin 2022, mungojnë dy qytete kryesore si Londra dhe Parisi. Rritja e kostove të jetesës luajti një rol në të dy metropolet, ashtu si edhe vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Europian.
Konflikti i vazhdueshëm global ishte faktori numër një që përcaktonte se cilat vende renditeshin në fund të listës. Damasku, Lagos dhe Tripoli u vlerësuan si tre qytetet më pak të jetueshme në botë.
Ndërkohë, Kievi nuk u analizua këtë vit për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.
Jetueshmëria kundrejt kostos së jetesës
Në fillim të këtij muaji, kompania globale e lëvizshmërisë ECA International publikoi listën e saj të qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar, me fokus tek emigrantët.
Hong Kongu pati nderin ‘e dyshimtë’ që të ishte në vendin e parë, me Neë York City, Gjenevë, Londër dhe Tokio që përmbyllnin pesëshen e parë.
I vetmi qytet që u shfaq në të dy indekset ECA dhe EIU ishte Gjeneva.
Renditja e qyteteve më të shtrenjta u përcaktua vetëm nga faktorët ekonomikë si qiraja mesatare, çmimi i gazit dhe shpenzime të ngjashme me këto në krahasim me listën EIU, e cila shikon atraksionet kulturore të një qyteti si muzetë dhe koncertet, si dhe infrastrukturën.
Indeksi Global i Jetesueshmërisë në 2022, 10 vendet më të mira:
1. Vjenë, Austri
2. Kopenhagë, Danimarkë
3. Zyrih, Zvicër
4. Calgary, Kanada
5. Vankuver, Kanada
6. Gjenevë, Zvicër
7. Frankfurt, Gjermani
8. Toronto, Kanada
9. Amsterdam, Holandë
10. Osaka, Japoni dhe Melburn, Australi (barazim)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.