Klasat e vallëzimit latin mund të jenë jo vetëm argëtuese, por mund të ndihmojnë një person të moshuar të ruajë kujtesën.
Studiuesit në Universitetin e Illinois dhe Universitetin e Indianës zbuluan se klasat e rregullta të vallëzimit në salsa, samba dhe merengue ndihmuan në përmirësimin e kujtesës së një personi.
Kërcimet argëtuese, tërheqëse, jo vetëm që vinin në funksionon trupin në tërësi por edhe trurin.
Ekspertët mjekësorë e kanë ditur prej kohësh se rritja e aktivitetit fizik mund të ketë përfitime të mëdha për trurin.
Studiuesit, të cilët publikuan gjetjet e tyre në fillim të këtij viti në revistën “Frontiers in Aging Neuroscience” , mblodhën të dhëna nga mbi 300 spanjollë në zonën e Çikagos, Illinois gjatë katër viteve.
Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe, njëri u dërgua në klasa kërcimi dy herë në javë për tetë muaj. Për gjysmën e parë të kësaj periudhe, pjesëmarrësit u udhëzuan nga një profesionist.
Grupi tjetër ndoqi mësimet javore të edukimit shëndetësor për katër mujore.
Pas katër muajve të parë, pjesëmarrësve iu dhanë teste njohëse për të vlerësuar shëndetin e tyre njohës dhe aftësitë e kujtesës.
Pjesëmarrësit raportuan se ndiheshin më mirë në përgjithësi, duke menaxhuar më mirë sëmundjet kronike dhe madje thanë se ishin bërë edhe më miqësorë.
Studiuesit thanë se vallet latine ishin të shkëlqyera për shëndetin e tyre për shkak të angazhimit të lartë që këto kërcime kanë.
“Për kërcimtarët, mendimi për të promovuar vallëzimin si ushtrim është shumë tërheqës”, tha për Susan Aguinaga, autorja kryesore e studimit.
Studiuesit shpresojnë se këto rezultate mund të përsëriten edhe jashtë komunitetit latin.
“Është një lloj aktiviteti fizik tërheqës me të cilin ata duan të vazhdojnë të angazhohen”, tha Aguinaga.
Klinika Mayo, në Rochester, Minesota, shkruan se njerëzit që janë fizikisht aktivë kanë më pak gjasa të përjetojnë një rënie në funksionit mendor. Si rezultat, ata gjithashtu kanë më pak gjasa të vuajnë nga Alzheimer.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.