Shumë faqe interneti kanë ndaluar së funksionuari siç duket për shkak të një ndërprerjeje të madhe të internetit.
Problemet dukej se ishin rezultat i problemeve në Cloudflare, një ofrues i infrastrukturës së internetit që fuqizon pjesën më të madhe të internetit.
Shumë sajte mbështeten në mjetet e kompanisë për t’i shërbyer në fakt informacionin dhe mediat e tyre përdoruesve, që do të thotë se problemet në Cloudflare godasin me shpejtësi faqet e tjera, në dukje të palidhura me njëra-tjetrën.
Njerëzit që vizitonin ato sajte panë mesazhe ku shkruhej ‘error 500’ në vend të faqeve të zakonshme.
Menjëherë pas njoftimit të problemit, Cloudflare tha se kishte gjetur burimin e problemit dhe po mundohej ta rregullonte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



