Gazeta Si - Një kampion i vërtetë mbetet gjithmonë i tillë. Edhe pas tërheqjes nga sporti. Ish-fenomeni i basketbollit, Shakill O'Nill, nuk rresht së befasuari me veprimet e tij prej legjende.
Koshat e tij kanë ndezur botën e basketbollit dikur, ndërsa tani amerikani ka bërë vend në zemrat e njerëzve me gjestet e tij të dashurisë. Dhe e bën çdo ditë.
E fundit ka të bëjë me një dhuratë të bukur, që ai u ka bërë të gjithë të pranishmëve në një restorant në Nju Jork.
Sipas asaj që bën me dije ‘Page Six’, Shakill ishte në shoqërinë e një gruaje miseterioze në ‘Jue Lan Club’, një restorant i njohur në qytet. Gjithçka shkoi mirë, sidomos kur erdhi momenti për të paguar llogarinë.
O’Nill u tha pronarëve se donte të paguante jo vetëm llogarinë e tij, por të të gjitha tavolinave në atë moment. Ish-basketbollisti bëri edhe një pakt: personat e pranishëm do të informoheshin pasi ai të largohej nga restoranti.
Një gjest i bukur prej 25 mijë dollarësh. Shakill O’Nill pagoi për më shumë se 40 tavolina, por nuk u mjaftua me kaq. Ai la edhe një bakshish të mirë për gjithë stafin e restorantit.
Një kampion i vërtetë pra!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.