Politike

Shqipëri-Kosovë, dy qeveritë mblidhen të hënën në Prishtinë

Të hënën, më 20 qershor do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje do të bëhet një bilanc i zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani mes dy vendeve, si dhe diskutohet nënshkrimi i disa marrëveshjeve të reja.

Në diskutime do të përfshihet edhe linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, një projekt i nxitur nga qeveria e Albin Kurtit dhe i mbështetur nga Edi Rama. Por, pengesat për këtë projekt janë financiare.

Mbledhja pason samitin e radhës të Ballkanit të Hapur, të mbajtur në Ohër, ku Mali i Zi dhe Bosnja morën pjesë si vende vëzhguese, ndërsa Kosova i qëndroi vendimit për të mos u përfshirë as si vazhguese në këtë nismë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë