Politike

Shqipëria ndër 50 vendet më paqësore në botë

Nga Gazeta “SI”Indeksi Global i Paqes” për vitin 2022 e liston Shqipërinë në vendin e 41-të nga 163 vende të studiuara. Nga viti i kaluar ky pozicion është rritur me 3 pozicione, duke iu afruar më shumë vendit të parë, që cakton shtetin më paqësor.

Për këtë vit, Shqipëria ka marrë 1.761 pikë dhe është në ngjyrë të gjelbërt, që tregon nivel të lartë të paqes.

Ky indeks e mat nivelin e paqes sipas tre shtyllave kryesore të cilat janë: niveli i sigurisë shoqërore, shtrirja e konflikteve të vazhdueshme të brendshme dhe ndërkombëtare dhe shkalla e militarizimit.

Këto shtylla ndahen sipas 23 treguesve të cilët kanë të bëjnë me shkallën e vrasjeve, me ndikimin e terrorizmit, shkallja e burgosjes, krimet, perceptimet e kriminalitetit, importet dhe eksportet e armëve, shpenzimet ushtarake, paqëndrueshmëria politike, vdekjet nga konfliktet e brendshme dhe të jashtme, demonstratat e dhunshme, marrëdhënia me shtetet fqinje dhe të tjera.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas Malin e Zi, Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën. Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon duke u pozicionuar në vend të 36-të. Kosova në këtë indeks është pozicionuar në vend të 71.

Shqipëria renditet në vend të 28-të mes vendeve të Europës, ndërsa Kosova e parafundit në vend të 35-të.

Raporti shqyrton dhe situatën e konfliktit në Ukrainë, situatë rrezikon të ulë nivelin e paqes në botë.

Në vend të parë renditen po të njëjtat shtete si në edicionin e kaluar, të cilat janë: Islanda, Zelanda e Re dhe Irlanda. Në fund të listës me nivelin më të ulët të paqes janë vende si Afganistani, Jemeni, Siria dhe Rusia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë