Vende dhe Udhetime

10 atraksionet më të mira për vitin 2022

Një katedrale e madhërishme, e dizajnuar në mënyrë unike në Europë, e cila është në ndërtim e sipër që nga viti 1882, është atraksioni kryesor në botë për vitin 2022, sipas Tripadvisor, kompani amerikane udhëtimesh.

Çdo vit, kompania bën një listë të vendeve më të mira për të udhëtuar.

Të martën, Tripadvisor zbuloi atraksionet më të mira në vende të ndryshme në botë si Spanjë, Brazil, Itali, Amerikë etj.

Spanja dhe Italia janë në krye të listës si dhe dy vendet që kanë më shumë atraksione në këtë listë.

Atraksionet më të mira sipas Tripadvisor:

1. Basilica de la Sagrada Familia: Barcelona, ​​Spanjë

2. Koloseu: Roma

3. Empire State Building: New York City

4. Qendra e Xhamisë së Madhe Sheikh Zayed: Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

5. Galeria Degli Uffizi: Firence, Itali

6. Plaza de España: Sevilje, Spanjë

7. Ujëvara Iguazu: Foz do Iguaçu, Brazil

8. Banjat Romake: Bath, Mbretëria e Bashkuar

9. Kopshti i Zotave: Kolorado Springs, Kolorado

10. Shatërvani Trevi: Romë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë