Njerez

Shqiptarët, skllevërit modernë në Britaninë e Madhe

Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të huajve në Britaninë e Madhe, që konsiderohen nën regjimin e skllavërisë moderne.

Sipas autoriteteve britanike në total janë 13 mijë raste kur emigrantët e huaj kanë kundërshtuar deportimin pasi janë kapur ilegalisht në vend, duke cituar aktin e skllavërisë moderne, një parashikim ligjor i 2015-s në Britaninë e Madhe që ndalon deportimin e këtyre rasteve.

DailyMail shkruan se shqiptarët përbëjnë shumicën e të huajve, por pa dhënë një shifër të saktë se sa.

Më pas, në artikull citohen dy raste kur persona me kombësi shqiptare kanë apikuar aktin e skllavërisë moderne.

Rasti i parë është ai i Armelind Rexhës, që për të bllokuar deportimin citoi në 2019 para gjykatës aktin e skllavërisë moderne, edhe pse akuzohej për kultivim kanabisi në shtëpi bari me vlerë rreth 800 mijë euro. Në gjykatë ai pretendoi se ishte detyruar që të punonte në shtëpinë e barit dhe gjykata ja pranoi këtë pretendim.

Vitin e kaluar, thotë DailyMail, një shqiptar që vrau një nënë në sy të vajzës së vet 8-vjeçare pretendoi se ishte viktimë e trafikantëve të qënieve njerëzore për të shmangur deportimin. /DailyMail


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë