Nga Gazeta Si – Johnny Depp mund të ‘mos pretendojë’ tetë milionë dollarët që Amber Heard i detyrohet pas vendimit përfundimtar në favor të aktorit në gjyqin që e vendosi atë kundër ish-gruas së tij. Kështu deklaruan avokatët e ish-piratit të Karaibeve në programin e famshëm televiziv amerikan “Good Morning America”. Avokatët Camille Vasquez dhe Benjamin Cheë shpjeguan se ylli “mund të heqë dorë nga kompensimi prej 8 milionësh i Heard”. Siç theksuan të dy, në respektim të sekretit profesional mes avokatit dhe klientit, fitorja morale duket se i ka mjaftuar yllit në një gjyq të ndjekur live në të gjithë botën.
“Johnny ndjen sikur pesha e botës i është ngritur mbi supe. Ai nuk ka buzëqeshur kështu për gjashtë vjet”, shtuan Vasquez dhe Chew.
Sipas dy avokatëve, Heard nuk e ka bindur jurinë “sepse ndryshe nga Johnny, i cili gjithashtu foli sinqerisht për problemet e tij me alkoolin dhe drogën, ajo nuk mori përgjegjësinë për asgjë”. Shkurtimisht, “nuk kishte të bënte me paratë për zotin Depp – tha Chew për Good Morning America, por për rehabilitimin e reputacionit të tij – dhe kështu ishte. Ishte një fitore totale për Johnny”. Në pritje të intervistave televizive me avokatët e aktorit, ekipi i Heard publikoi deklaratën e tyre.
“Është sa e papërshtatshme aq edhe joprofesionale që ekipi ligjor i Johnny Depp zgjodhi të bënte një sërë deklaratash fitimtare për kthimin e dekadave mbrapa sesi gratë mund të trajtohen në sallën e gjyqit – tha zëdhënësi i Heard, përmes ‘Neë York Post’. Cila do të jetë lëvizja e radhës? Një biznes filmi dhe tregtimi i ngjashëm?”.
Johnny Depp fitoi të mërkurën(1 qershor) gjyqin për shpifje kundër Amber Heard, pasi juria në Virxhinia vërtetoi pretendimin se ish-gruaja e tij cenoi reputacionin e tij dhe dëmtoi karrierën e tij kur ajo shkroi se u bë një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.
Vendimi unanim i anëtarëve të jurisë i dha fund një gjyqi shtatë-javor që paraqiti dhjetëra dëshmitarë dhe ekspertë që vlerësonin nëse Depp ishte abuzuar me Heard-in gjatë martesës së tyre 15-mujore.
Aktori Johnny Depp, 58 vjeç, kishte paditur ish-bashkëshorten e tij 36-vjeçare për 50 milionë dollarë për një shkrim të Washington Post që ajo shkroi në vitin 2018 duke e përshkruar veten si “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.
Heard u përgjigj me një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh, duke argumentuar se karriera e saj u shkatërrua pasi avokati i Depp, Adam Waldman tha publikisht se ajo kishte sajuar akuzat e saj për abuzim në familje.
Marrë nga Il Corriere della Sera, përshtati në shqip Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



