Kombetarja

Broja shënon me penallti, Shqipëria në avantazh pas pjesës së parë

Gazeta Si – Një penallti e fituar nga Ivan Balliu dhe e kthyer në gol nga Armando Broja, ka bërë që Shqipëria ka mbyllë në avantazh 1-0 pjesën e parë të ndeshjes me Izraelin.

Rezultati është zhbllokuar në shtesën e pjesës së parë. Kuqezinjtë kanë fituar një penallti edhe në fillim të ndeshjes, por që është anuluar pas konsultimit me VAR-in.

Broja ka qenë shpesh shqetësues për mbrojtjen e Izraelit, por goli do të vinte vetëm nga pika e bardhë e penalltisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë